Maqedoni, pritet formimi i qeverisë
teknike pas caktimit të zgjedhjeve
Të mërkurën katër liderët politikë në Maqedoni vendosën që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 dhjetor. Pas arritjes së marrëveshjes, në Maqedoni pritet formimi i qeverisë teknike .
Të mërkurën katër liderët politikë në Maqedoni vendosën që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 11 dhjetor. Pas arritjes së marrëveshjes, në Maqedoni pritet formimi i qeverisë teknike .
Vendimi i të mërkurës në mbrëmje i katër drejtuesve të partive më të mëdha në Maqedoni për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohëshme, është përshëndetur nga komuniteti ndërkombëtar. Bisedimet e gjata ndërmjet drejtuesve politikë rezultuan në fund me pëlqimin e tyre që zgjedhjet të mbahen më 11 Dhjetor.
Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe
Johannes Hahn përmes një komunikate të përbashkët u bëjnë thirrje të gjitha partive politike që ta respektojnë procesin zgjedhor, që t’u mundësojnë qytetarëve të zgjedhin lirshëm, ndërsa pas zgjedhjeve të formojnë qeverinë, e cila do të merrej me reforma thelbësore dhe që do të punonte në interes të të gjithë qytetarëve.
Mogherini dhe Hahn theksojnë mbështetjen e tyre të vazhdueshme për gjithë procesin për ta ndihmuar vendin që të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike.
Edhe ambasadori amerikan Jess Baily, i cili që nga fillimi i këtyre bisedimeve para më shumë se një viti ka qenë ndërmjetës për arritjen e një zgjidhjeje, thekson se është me rëndësi të jashtëzakonshme që partitë, mjetet e informimit dhe vetë qytetarët të bashkëveprojnë në lidhje me përparimin e vendit.
“
Vendimet duhet ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të besueshme, drejt reformave që do të rezultonin me integrimet euro-atlantike”, tha ambasadori amerikan.
Ndërkohë, edhe katër drejtuesit politik presin një proces të drejtë, ndonëse midis Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit vazhdon të mbizotërojë mosbesimi.
Pritet të bëhen ndryshime në qeveri, përkatësisht Lidhjes Social Demkrate të opozitës t’i jepen dy poste ministrash, ai i Punëve të brendshme dhe i Çështjeve sociale si dhe tre vende zëvendës-minstrash në atë që do të njihet si qeveri teknike.
Nga ana tjetër ministri aktual i Punëve të brendshme Mitko Çavkov ka dhënë dorëheqjen dhe në vend të tij është propozuar Oliver Andonov, kuadër i VMRO-së, i cili do ta ushtrojë këtë detyrë vetëm deri të premten (2 shtator), kur pritet të miratohet qeveria teknike.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
74.6%
-
Jo
21.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 2528
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15