Maqedoni, protesta kundër gjuhës
shqipe, sulmohen gazetarët

Maqedoni, protesta kundër gjuhës<br />shqipe, sulmohen gazetarët
MAQEDONI-Vazhdojnë protestat kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Shkup, ku mijëra shtetas maqedonas, të cilët kërkojnë prishjen e marrëveshjes mes BDI-së dhe LSDM-së, e cila siguron bërjen e gjuhës shqipe, gjuhë të dytë në vend.

Ndërkohë, raportohet se protestat të cilat kanë hyrë në natën e dytë, janë përhapur edhe në qytetet të tjera përveç Shkupit dhe janë duke u udhëhequr nga partia VMRO-DPMNE, e cila ishte në drejtim të vendit para një viti, kohë kur ish-kryeministri Nikolla Gruevski dha dorëheqjen për shkak të një skandali përgjimesh.

Gazetari i portalit televiziv A1 ON Aleksandar Todevski si dhe Vladimir Zhelçevski janë dërguar në Qendrën Urgjente, si rrjedhojë e plagëve të marra nga ana e protestuesve në momentin që ata janë përpjekur të filmojnë bankënotat e shpërndara nga porta “Maqedonia” të cilat në formë kompjuterike janë shtypur në dy gjuhë atë maqedonase dhe shqipe.

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare, gjatë protestës është ushtruar dhunë edhe mbi dy gazetarë, të cilët ishin duke raportuar nga protesta.

Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë një të katërtën e popullsisë së vendit, ku gjuha shqipe është zyrtare në disa zona ku popullsia shqiptare është më shumë se 20%.

Ndërkohë partitë shqiptare kërkojnë që ta shndërrojnë gjuhën shqipe, gjuhë të dytë në të gjithë shtetin maqedonas, ku jetojnë 2.1 milionë shqiptar.

Partia që mori më shumë vota në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, ku vendi është përfshirë në një krizë politike prej më shumë se 2 vitesh, ishte partia VMRO-DOMNE, e cila edhe pse mori më shumë vota nuk arriti të siguronte numri e nevojshëm të vendeve në parlament.

Ndërkohë që një koalicion i mundshëm mes VMRO-DOMNE dhe partive shqiptare dështoi për shkak të kërkesës për gjuhën shqipe, partitë shqiptare i kanë dhënë mbështetjen e tyre pas arritjes së marrëveshjes për gjuhën shqipe, LSDM-së së  Zoran Zaev, i cili do të përpiqet të formojë qeverinë gjatë këtij muaji.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike