SHKUP- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një darkë të cilën ai e cilëson “vëllazërore”, dy kryetarët e partive shqiptare në Maqedoni, liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe atë të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Rama shkruan në rrjetin social “Twitter”: “Darkë vellazërore në Shkup me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin”. Mediat e Maqedonisë shkruajtën ditën e djeshme për përplasje mes BDI dhe PDSH, për shkak të mos stolisjes së Shkupit me flamuj shqiptarë, ashtu siç duhet të ndodhte sipas protokollit.
Ndërsa zëdhënësi i qeverisë, i ka kujtuar PDSH-së, se vizitat zhvillohen pikërisht gjatë ditës së sotme. Sipas axhendës Rama do të takohet me kryeministrin Nikolla Gruevski me presidentin e vendit, George Ivanov, kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski, por edhe takimet zyrtare me liderët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.
Gjatë takimeve pritet të bisedohet për më shumë tema të interesit të përbashkët, përparimin plotësues të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore si dhe për perspektivën euroatlantike si dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve. Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni, ndërsa e dyta pas asaj në Kosovë.
Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com