Maqedonia zhvilloi ditën e sotme zgjedhjet lokale, ku qytetarë të shumtë iu drejtuan kutive të votimit në mbarë vendin, nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes, kur u njoftua dhe mbyllja e procesit të votimit. Tashmë, ka nisur numërimi i votave, ku nga rezultatet e para në Tetovë është shumë para me vota kandidatja Teuta Arifi, ndërsa në Kërçovë është kandidati shqiptari i BDI, i cili ka arritur të marrë vota dhe në fshatrat maqedonase, duke lënë pas kundërshtarin maqedonas.

Rezultatet e para
Teuta Arifi triumfon në Tetovë, lë shumë pas kundërshtarët

Teuta Arifi vazhdon të jetë kandidatja më e votuar në Tetovë. Mediat fqinje raportojnë se Arifi rezulton e para gati në të gjithë vendvotimet. Deri tani Teuta është 3 mijë vota në epërsi nga të tjerët.

Kandidati shqiptar ‘shkatërron’ kundërshtarin edhe në fshatrat maqedonase
Kandidati nga radhët e BDI për Kërçovë, Fatmir Dehari, ka arritur të marrë më shumë vota edhe në fshatrat maqedonase kundrejt kandidatit maqedonas të VMRO-DPMNE-së, Vllatko Sajkoski, raporton TetovaSot. Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi, ka falënderuar në emër të BDI-së mbështetjen e mërgimtarëve ndaj Fatmir Deharit për kreun e komunës së Kërçovës.

“BDI-ja falënderon mërgimtarët për votën e tyre në Kërçovë dhe komunat e tjera. Sapo është mbyllur procesi i votimit dhe fillon numërimi i votave. Në bazë të vlerësimeve tona BDI-ja është favorite dhe fituese bindëse në komunat ku garojmë. I gjithë procesi zgjedhor është zhvilluar në frymën demokratike, qytetarët lirshëm kanë votuar. Për çdo lloj incidenti apelojmë tek organet kompetente që të zbardhin rastet”, deklaroi Arbër Ademi, zëdhënës i shtabit zgjedhor të BDI-së.

Në Kërçovë deri ora 17, kanë votuar mbi 49,21% apo 24.890 të qytetarëve ushtruan të drejtën e tyre të votës.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com