Të drejtë vote kishin 1 779 572 qytetarë të regjistruar në listën e votuesve. Ata kanë votuar në 3 480 vend votime duke dhënë votën e tyre për njëri nga katër kandidatët që ishin në garë: Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM, Iljaz Halimi nga PDSH dhe Zoran Popovski nga GROM.
Sipas rezultateteve të para jozyrtare që i shpalli Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve, nga 50.14 për qind të votave të përpunuara kandidati i VMRO-DPMNE-së Giorge Ivanov kryeson me 164.469 vota, i dyti është kandidati i LSDM-së Stevo Pendarovski me 113.160 vota, Iljaz Halimi nga PDSH ka 22.661 vota, ndërsa Zoran Popovski nga GROM-i 11.171 vota.
Të dhënat e publikuara kanë të bëjnë në 1.761 nga gjithsej 3.512 vendvtome.
Sipas agjencisë së lajmeve "INA", këto zgjedhje janë vlerësuar të rregullta dhe demokratike, pa ndonjë incident të rëndë që mund të ketë dëmtuar procesin zgjedhor.
Rezultatet e para jozyrtare të votimeve nga KSHZ do të publikohen në afat prej 12 orëve, ndërsa ato finale vetëm 24 orë pas mbylljes së votimeve. Mirëpo jozyrtarisht rreth orës 21.00 do të dihen edhe rezultatet e para preliminare nga votimet e sotme.
ZGJEDHJET, HALIMI: PRESION SHQIPTARËVE TË MOS VOTOJNË, BDI: AKUZAT TË PABAZA
Është mbajtur sot në Maqedoni raundi i parë i zgjedhjeve të pesta presidenciale ku votuesit kanë zgjedhur mes 4 kandidatëve për presidentin e ardhshëm maqedonas. Kutitë e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe janë mbyllur në 19:00 të darkës. Deri në orët e pasmesdites, gazetarja e 'A1Report" në Maqedoni reportoi se pjesëmarrja e shqiptarëve në votime ka qenë e ulët.
Ndërkohë, që në një lidhje direkte telefonike për “A1 Report” nga Shkupi, kandidati i vetëm shqiptar, Iljaz Halimi deklaroi se partia tjetër shqiptare, BDI që ka dashur bojkotimin e zgjedhjeve, ushtron presion ndaj zgjedhësve shqiptarë të mos votojnë. Ai tha se BDI-ja ka shantazhuar shqiptarët se do t’i pushojnë nga puna nëse marrin pjesë në raundin e parë të votimeve për presidentin e Maqedonisë.
Disa orë më vonë, Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së Abdylaqim Ademi, mohoi akuzat duke thënë se janë të pabaza dhe alibi për dështimin e radhës së Partisë Demokratike Shqiptare. Sipas Ademit, BDI-ja ka kërkuar bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale pasi asnjë nga kandidatët nuk plotëson kriteret e duhura.
ORA 16:00, SEKRETIARI I PËRGJITHSHËM I BDI:AKUZAT E HALIMIT JANË TË PABAZA
Sekretari i Përgjithshëm i BDI së-së, Abdylaqim Ademi mohoi të gjitha deklaratat e kandidatit të vetëm shqiptar për president i Maqedonisë, Iljaz Halimi që u shpreh se Partia Bashkimi Demokratik i Integrimit, që ka dashur bojkotimin e zgjedhjeve, ka ushtruar presione ndaj zgjedhësve shqiptarë të mos votojnë sot.
Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, Abdylaqim Ademi tha se, “ne nuk kemi bërë asnjë lloj presioni. Çdo qytetarë është i lirë të shkojë dhe të votojë. BDI-ja ka bërë apel të mos dalin në votime por nuk ka ushtruar presion. Deklaratat janë të pabaza dhe është një lojë politike dhe alibi r PDSH-së për dështimin e radhës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së.
Edhe ai konfirmoi se situata zgjedhore vijon të jetë e qetë, ndërsa theksoi se pjesëmarrja e shqiptarëve deri në mbylljen e kutive nuk do të kalojë 10 përqindëshin.
Ai shtoi se BDI-ja ja gjatë gjithë fushatës i ka bërë thirrje zgjedhësve të mos marrin pjesë në votime pasi sipas vlerësimit të partisë shqiptare, asnjë nga kandidatët nuk plotëson kriteret e duhura.
ORA 14:30, HALIMI: BDI PRESIONE DHE SHANTAZHE SHQIPTARËVE TË MOS VOTOJNË
Iljaz Halimi, kandidati i vetëm shqiptar për president i Partisë Demokratike Shqiptare në një lidhje telefonike me “A1 Report” nga Shkupi, u shpreh se partia tjetër shqiptare, BDI që kërkonte bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, ushtron presione ndaj zgjedhësve shqiptarë të mos votojnë.
Shantazhet dhe presionet sipas Halimit bëhen nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëpërmjet mesazheve dhe mjeteve të tjera, ku u thuhet se nëse dalin të votojnë do të humbin vendin e punës. Ai konfirmoi se përveç presioneve, situata e zgjedhjeve është e qetë dhe pa incidente.
“Raundi shkon mirë, nuk ka probleme. Dalja e votuesve nuk ka qenë e madhe. Megjithatë, deri në orën 19:00 kanë mundësi të dalin dhe të votojnë të gjithë ata që duan, pavarsisht presionit, shantazheve dhe frikës që ushtrohet në Bashkimi Deomkrat i Integrimit, që ata që do të dalin do të humbuin vendin e punës”, tha Halimi në një lidhje direkte me ‘A1 Report’ nga Shkupi.
Pavarsisht se nuk ka patur fluks votuesish nga ana e shqiptarëve, kandidati i vetëm shqiptar, shprehet se pritshmërit e tij janë pozitive dhe në vijim pret të rritet numri i zgjedhësve shqiptarë “në këtë mënyrë besoj se do të jem favorit gjatë zgjedhjevet presidenciale të raundit të parë.”
ORA 13:40, PJESËMARRJA NË VOTIME 25, 79 PËR QIND
Sipas të dhënave të fundit, raportohet për 25.79 për qind të votues që kanë ushtruar të drejtën e tyre duke hedhur votën në një nga 3480 kutitë e votimit. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në orën 13:40.
Pjesëmarrja më e madhe është shënuar në "komunën e Novacit me 50 për qind të votuesve në Manastir 35,01 përqind, në Strumicë 28.80 përqind, Veles 33,63 përqind, Ohër 31,81 përqind”, ka raportuar kryetarja e KSHZ-së, Biljana Jovanovska, shkruan e përditshmja maqedonase “Dnevnik”.
Sipas raportimit të fundit, pjesëmarrja e shqiptarëve vijon të jetë e ulët. Pjesëmarrje më e ulët është regjistruar në Tetovë 11,61 për qind dhe vendbanime tjera shqiptare si Çair, Tearcë, Likovë e Haraçinë.
ORA 12:00 SHQIPTARËT PJESËMARRJE TË ULËT NË VOTIME
Deri në orën 11:45 minuta, sipas të dhënave nga qendra e zgjedhjeve KSHZ-së pjesëmarrja e votuesve është 9.16 për qind ose ndryshe 139.846 zgjedhës që në total janë 1.779.572 votues.
Sipas gazetares së “A1 Report” në Maqedoni Zerijeta Jajaga, pjesëmarrja më e ulët në votime vërehet në vendet e populluara nga shqiptarë si në Haraçinë, Strugë, Dibër, ku pjesëmarrja ka qenë 1 për qind të zgjedhësve. Ndërsa pejsëmarrje më të lartë janë shënuar në Prilep Manastir dhe qytetet të tjera. Deri në orët e paramesditës, procesi zgjedhor ka qenë i qetë pa probleme dhe parregullësi.
07:00 HAPEN KUTITË E VOTIMEVE PER RAUNDIN E PARË TË ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE
Qendrat e votimit u hapën sot në orën 07:00 dhe rreth 1 milionë e 780 mijë persona me të drejtë vote do të mund të votonin deri në orën 19:00 në 3480 qendra votimi. Ndërkaq katër kandidatët në garën presidenciale janë presidenti aktual Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Zoran Popovski nga GROM, si dhe shqiptari Iljaz Halimi nga PDSH.
Ndërkohë për të fituar zgjedhjet në raundin e parë, njëri prej kandidatëve duhet të fitojë 51 për qind të votave, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje duhet të jetë mbi 50 për qind.
Sondazhet paraprake flasin për një mandat të radhës të presidentit aktual Ivanov, ku balotazhin pritet ta ketë me kandidatin Pendarovski nga LSDM në raundit e dytë që do të mbahet më 27 prill, datë kur do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ndërkaq dje kanë votuar për herë të parë 8.311 qytetarë që jetojnë jashtë vendit si dhe pjesëtarët e armatës, të sëmurët dhe personat e paaftë, të shpërngulurit, gjithashtu edhe 1706 të burgosur.
Këto zgjedhje presidenciale do të vëzhgohen nga 8.325 vëzhgues vendor dhe 326 vëzhgues të huaj.
ORA 11:30 AVOKATI I POPULLIT NË DISPOZICION NJË NUMËR TELEFONI PËR ÇDO SHKELJE
Zyra e Avokatit të Popullit sot, në raundin e parë të zgjedhjeve për kreun e Republikës së Maqedonisë që nisën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00 të mbrëmjes, ka vënë në dipozicion të votuesve një numër kontakti ku votuesit do të mund të raportojnë çdo shkelje të së drejtës së tyre të votimit.
E hapur për të gjithë qytetarët do të jenë shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që të ndihmojë në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit.
Pas raportimit të shqetësimi, zyrat e Avokatit të Popullit sigurojnë qytetarët se do të veprojnë menjëherë.
Redaksia Online
(e.s/er.sh/shqiptarja.com)