Rikthehet qetësia në Kuvendin e Maqedonisë e gjithcka i është rikthyer normalitetit ndonëse pranë godinës ka ende prani të përforcuar policore.Dy ditë më parë parlamenti i Shkupit u përfshi nga dhuna e paprecedentë e mbështetësve të partisë së Gruevskit të cilët nuk e mirëpritën zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit.Si pasojë e përplasjeve të dhunshme u lënduan reth 109 persona mes tyre gazetarë e politikanë, ndërsa u arrestuan 8 persona.
Ndërsa Partitë në fajësojnë njëra- tjetër për përshkallëimin e situates.
Kreu i LSDM Zaev i cili është në koalicion me partitë shqiptare u shpreh se pret nga kryeparlamentari i ri Xhaferi që t’i kërkojë brenda ditëve të ardhshme presidentit Ivanov dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.
Ndërkohë rreth 2 mijë protestues u mblodhën mbrëmjen e të premtes në Shkup, për të kërkuar zgjedhje të reja.
Protestat e reja, që ishin paqësore, u zhvilluan para zyres së misionit të Bashkimit Evropian, që ka mbështetur koalicionin e ri qeverisës ndërmjet Social Demokratëve dhe partieve shqiptare. Organizatorët e këtyre protestave kanë këmbëngulur se nuk i përkasin asnjë partie politike por kanë thënë se aktivizmi i tyre ka për qëllim që të ndalojë që shteti të futet në krizë më të thellë.
Ata kanë marshuar nën sloganin “Për Maqedoni të përbashkët”.
Maqedonia, e cila fitoi pavarësinë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, gjendet në krizë të thellë politike prej mbi dy vitesh, kur u zbulua i ashtuquajturi skandal i përgjimeve. Ndërkohë, zgjedhjet e dhjetorit që nuk sollën një fitues të qartë, komplikuan edhe më tej llogaritë për pushtet.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com