SHKUP- Mediat maqedonase raportojnë për një rritje të tensionit ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vendin fqinj.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton për disa incidente që kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së të premtes, në Shkup e Tetovë ku viktima kanë qenë 3 fëmijë, 2 vajza dhe një 20 vjeçar. Ministria e Punëve të Brendshme nuk jep shumë detaje, ndërsa mediat vendase flasin për incidente etnike mes shqiptarësh dhe maqedonasve.
INCIDENTET
Incidenti i parë u shënua rreth orës 19.00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Shkup. Një grup prej katër personave kanë rrahur tre fëmijë. Sipas informacioneve të para, sulmuesit kanë përdorur shufra hekuri ndaj të miturve. Dy nga fëmijët kanë marrë plagë të rënda, njëri prej të cilëve është shtruar në spitalin kirurgjik në Shkup. Mediat maqedonase raportojnë se fëmijët maqedonas, janë sulmuar nga shqiptarë.
Incidenti tjetër u shënua në lagjen Shutkë kur katër persona sulmuan fizikisht Musa.B, 20 vjeç. Pasi e kanë rrahur, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, dhe janë larguar. Mediat maqedonase raportojnë se bëhet fjalë për konflikt mes shqiptarëve, përfshirë edhe viktimën e sulmuar.
Incidenti i tretë është regjistruar pas mesnate, kur policia bllokoi rrugën "Cvetan Dimov" në Çair, pasi disa të rinj shqiptarë janë ndaluar me dyshimin se kanë sulmuar me gurë autobusin e linjës 57.
Po kështu policia e Tetovës informoi mbrëmë se rreth orës 22.00 janë sulmuar dy vajza të reja 15 vjeçare, njëra prej tyre ka marrë plagë në trup. Mediat maqedonase raportojnë e dy vajzat maqedonas janë sulmuar nga ana e pesë personave, për të cilët mediat lokale kanë theksuar se janë shqiptarë.
/Shqiptarja.com