Maqedoni, sërish thirrje
antishqiptare në stadium

Maqedoni, sërish thirrje <br />antishqiptare në stadium
Fyerje raciste dhe antishqiptare nga tifozët maqedonas “Komitët” të klubit të futbollit “Vardar” në Shkup. Fyerjet në kor janë dëgjuar vazhdimisht gjatë ndeshjes që u zhvillua dje mes Vardarit dhe klubit “Ohri 2004”. “Shqiptari i vdekur, është shqiptar i mirë”, “Dhoma gazi për shqiptarët”, “Shqiptarët të zhduken”, kanë qenë disa nga thirrjet e drejtuara në Stadiumin e qytetit “Filipi II” në Shkup. Për incidentin që ka ndodhur janë dëshmi edhe xhirimet televizive të disa televizione publike dhe lokale në Maqedoni. Federata e Futbollit e Maqedonisë pritet të shqyrtojë këtë veprim racist të tifozëve të njohur “Komitët” dhe se sot nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me aktet e tilla provokuese në stadiumet sportive. Mediat maqedonase nuk i kanë bërë jehonë thirrjeve dhe fyerjeve raciste të tifozëve maqedonas. Një muaj më parë në stadiumin e Prilepit ndodhën fyerje raciste dhe antishqiptare në përballjen midis kombëtareve të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Javën e kaluar ndodhi një incident i kësaj natyre në stadiumin e Kaçanikut në ndeshjen midis Lepencit dhe Dritës së Gjilanit, ku tifozët dogjën flamurin maqedonas dhe përdorën sllogane fyese. Lidhur me këtë veprim, Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë kërkoi zbardhjen e incidentit dhe reagoi ndaj këtyre veprimeve, duke i quajtur akte jocivilizuese.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme

Në dashuri ju pret një ditë e vështirë për shkak të një situate të komplikuar... horoskopi për ditën e sotme