Para parlamentit maqedonas në Shkup janë mbledhur me mijëra protesues, rreth orës 19:00 përpara kuvendit mendohet se ishin rreth 6 mijë protestues të cilët protestojnë kundër ndryshimit të emrit të shtetit dhe të identitetit kombëtar.

Protestuesit kërkojnë fundin e negociatave me Greqinë, po ashtu edhe tërheqjen e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, fund marrëveshjes me Bullgarinë dhe lirimin e të burgosurve në ngjarjet e 27 prillit në Parlament.

Protesta është mbështetur nga Lëvizja Botërore e Kongreseve maqedonase “AM” All Unitar Maqedonia, Shoqata e Maqedonasve nga Maqedonia e Egjeut, Shoqata e Maqedonasve të Fesë Islame, shoqatave Manifestit Maqedonas të Mbrojtësit dhe Shoqatave Patriotike Maqedonase.

Ditën e sotme, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, zbuloi edhe katër emrat e rinj që i janë propozuar në tryezë Greqisë. 

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com