Maqedoni, shqiptari ortodoks
kandidat për deputet me BDI

Maqedoni, shqiptari ortodoks<br />kandidat për deputet me BDI
Branko Manojlovski është shqiptari ortodoks që kandidon për deputet në Maqedoni, nën siglën e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit. 
 
Branko ka folur shqip gjithmonë, deri në moshën nëntë vjeç vetëm shqip. Maqedonishten thotë se e ka nisur me shkollën. Duke qenë shqiptar ortodoks nga të paktët tani në Maqedoni, ka vendosur të hyjë në garë për deputet.
 
Shqiptari Branko, thotë se nuk është e lehtë për të, por ai nuk heq dorë.
 
“Ngadalë ngadalë afrohemi, askush nuk është kundër, interesant është që myslimanët shqiptar më pritën me duart hapur, ndërsa maqedonët rrëzonin kryet kur afrohesha, thoshin llavjan shqiptari”, rrëfen Branko Manojlovski, kandidat i BDI.
 
Branko, tani mbi të 70-at, do ta çoj një mesazh në Sobranie apo Kuvendin e Maqedonisë në Shkup.
 
“I pari do të jetë ta dinë se ka ortodoks shqiptarë në Maqedoni, ta dinë që janë gjallë, aty janë. E dyta do munohem të jenë sa më i drejtë nga të dy anët”, thotë Manojlovski.
 
Ka jetuar mbi 50 vjet në Amerikë dhe i është kthyer gjurmëve të tij. Beson se si ai ka shumë në Maqedoni, por publikisht është i vetmi./Tch

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai