Gjykata Themelore ka lënë edhe për 30 ditë të tjera në paraburgim kryetarin e Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelkos, i cili është arrestuar një muaj më parë.
/Shqiptarja.com
Gjykata ka marrë këtë vendim pasi Themelko si i akuzuar për keqpërdorime zgjedhore në lëndën e PSP-së “Titanik” dhe akoma nuk ka dalë para trupit gjykues. Nga ana tjetër pala mbrojtëse nuk ka pranuar vendimin e dhënë nga gjykata. Kreu i bashkisë së Pustecit, Themelko me datë 26 shtator u dorëzua në polici pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas mediave maqedonase, në lëndën e PSP-së së Titanik, dyshohen si të përfshirë edhe ish-zyrtarët e VMRO-DPMNES-së si Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com





