Maqedoni,sulmohet Muzeu i Alfabetit
në Manastir, tentojnë ta djegin

Maqedoni,sulmohet Muzeu i Alfabetit<br />në Manastir, tentojnë ta djegin
MAQEDONI-Sulmohet Muzeu i Alfabetit në Manastir pikërisht në ditën e 7 marsit, festën e mësuesit.

Mediat maqedonase bëjnë me dije se përpjekje për ta djegur janë bërë nga disa huliganë maqedonas nacionalistë që urrejnë gjithcka që ka të bëjë me historikun e shqiptarëve.

Katër persona të maskuar kanë tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë së Alfabetit në Manastir, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi, të cilat i ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, me qëllim që të sigurojnë provat e nevojshme për kryerësit e veprës.

Ndërkohë, drejtori i Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, Nuer Arsllani, ka deklaruar se fatmirësisht autorët e sulmit nuk kanë mundur të djegin ndërtesën, por kanë thyer vetëm xhamat e dritareve.

“Po në orët e hershme të mëngjesit diku rreth ora 4, disa persona të panjohur kanë dashur që me anë të koktejve të molotovit të djegin muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe, mirëpo për fat të mirë nuk është djegur, koktejtë janë shuar, dhe kemi vetëm dy dritare të thyera dhe kjo është e gjitha. Në mëngjes kemi informuar policinë, kanë ardhur, dhe po e hetojnë rastin dhe për momentin presim edhe nga Shkupi të vijnë ndonjë ekip eskpertësh që të kryejnë inspektim”.

manastiri

manastri maqedoni

Sulmi i Muzeut në Manastir,Tirana zyrtare:Akt vandal, dënoni autorët
irana zyrtare dënon aktin dhe e quan vandal si dhe kërkon nga autoritetet e Maqedonisë dënimin e autorëve.
 
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet ky është një sulm nga një grup i vogël njerëzish të nxitur nga ndjenjat nacionaliste ekstreme, frika, mungesa e informacionit dhe retorika e dëmshme e kohëve të fundit.
 
“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të ndalojnë retorikën kundër shqiptarëve”, thuhet në deklaratë ndërsa theksohet se Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë dhe do të jenë miq të përhershëm të Maqedonisë.

Një ngjarje e tillë vjen në ditët kur Maqedonia është zhytur në një krizë politike, ku presienti Ivanov nuk mandatoi qeverinë e Zoran Zaev pikërisht për shkak të platformës shqiptare e cila kërkon zyrtarizimin e gjuhës shqipe.

Ndërkohë Protesta të shumta janë zhvilluar në Shkup, ku mijëra demostrues janë kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe. Madje sipas mediave vendase protestuesit kanë lëshuar thirrje të tilla si “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Ndonëse kreu i shtetit e konsideron platformën një kërcënim për sovranitetin e vendit kreu i LSDM Zaev edhe njëherë thekson se platforma është bërë në Maqedoni dhe jo në Shqipëri dhe si e tillë nuk përbën asnjë rrezik.

Kujtojmë se edhe diplomatja e politikave të jashtme në BE, Mogherini u shpreh e shqetësuar për situatën politike në Maqedoni, një krizë politike që mund të shndërrohet në krizë ndëretnike.

manastri maqedoni

Por kjo është një ngjarje e përsëritur. Edhe në muajin Nentor te vitit 2016, Muzeu i Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir u bë pre i sulmeve vandale ku u thyen xhamat e godinës si dhe janë shënuar mbishkrime nacionaliste në mure si, “vdekje për shqiptarët”.

Redaksia Online
d.b/Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike