MAQEDONI - Pritja e Johan Tarçullovskit është shoqëruar me një incident mes dy grupe të rinjsh maqedonas e shqiptarë.
Të rinjtë maqedonas kanë sulmuar shqiptarët gjatë kohës, që ata prisnin autobusin urban. Policia nuk ka bërë të ditur ende identitetin e personave të përfshirë në ngjarje, bën të ditur gazeta maqedonase Zhurnal.
Ish-pjesëtari i forcave maqedonase të sigurisë, Johan Tarçullovski, i dënuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë gjatë konfliktit të vitit 2001 u kthye dje në Maqedoni.
Në ceremoninë e pritjes zyrtare në Aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup ishin edhe kryeministri Nikolla Gruevski si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit maqedonas.
Tarçullovski, u lirua dje nga burgu Dic në Gjermani, pasi atje po vuante dënimin me burg prej 12 viteve me vendim të Gjykatës së Hagës për vrasjen e 7 civilëve shqiptarë në fshatin Luboten të Shkupit. Tarçullovski u lirua pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.
Në qytetin e Shkupit u organizua pritje madhështore, ku ish-zyrtari i forcave maqedonase të sigurisë mbajti edhe një fjalim para qytetarëve, duke theksuar se viktimizimi për Maqedoninë nuk ka çmim.
Ndërkaq banorët e fshatit Luboten të Shkupit shprehen të revoltuar për lirimin e Tarcullovskit shprehen se do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

(Pritja madhështore e Tarçullovskit në Shkup)
MAQEDONASIT PERLESHEN ME SHQIPTARET GJATE PRITJES SE TARCULLOVSKIT
Të rinjtë maqedonas kanë sulmuar shqiptarët gjatë kohës, që ata prisnin autobusin urban. Policia nuk ka bërë të ditur ende identitetin e personave të përfshirë në ngjarje, që ka ndodhur mes të rinjve, bën të ditur gazeta maqedonase Zhurnal.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski vetëm ka konfirmuar rastin e dhunës ushtruar në qytet, ndërsa nuk treguar se cilët janë personat e përfshirë në këtë ngjarje.
Pritet që sot në një dalje tjetër për shtyp policia e shtetit maqedonas të japë detajet e ngjarjes, duke zbardhur emrat e personave të përfshirë dhe shkaqet e dhunës masive. Policia po vazhdon të kërkojë dhe të arrestojë pjesëmarrësit e këtij incidenti, ndërsa deri më tani ka arrestuar disa prej tyre.

(Foto nga autobusi ku ndodhi përplasja)
(a.t/j.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com