"Ne dënojmë vrasjet e tmerrshme që ndodhën në afërsi të fshatit Smillkovë dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave. Jemi në dijeni se autoritetet po hetojnë këtë krim dhe janë në kërkim të autorit apo autorëve. Ne mbështesim përpjekjet e qeverisë që të vazhdojë procedurat hetimore dhe juridike në mënyrë sa më të shpejtë të mundshme,i dhe inkurajojmë bashkëpunimin e qytetarëve në grumbullimin e të gjitha informacioneve në dispozicion lidhur me këto vrasje-theksohet në këtë deklaratë.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të përmbahen nga spekulimet apo pohimet e pabazuara, dhe të tregojnë durim për rrjedhjen e procesit hetimor. Kur qytetarët inkuadrohen në dhunë apo bëjnë përpjekje për të marrë ligjin në duart e tyre, kjo vetëm se largon policinë nga hetimi dhe e bën më të vështirë nxjerrjen e vrasësve para drejtësisë“, përfundon deklarata e ambasadorëve të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-së.
(jd/shqiptarja.com)