Maqedoni, vazhdojnë protesta
kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe

Maqedoni, vazhdojnë protesta<br />kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe
MAQEDONI-Mijëra persona kanë protestuar në Shkup gjatë orëve të vona të ditës së djeshme, kundër marrëveshjes së arritur mes BDI-së dhe LSDM-së, sipas së cilës gjuha shqipe do të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend.

Protestat filluan pasi lideri socialdemokrat, Zoran Zaev, i dorëzojë firmat e deputetëve të tre partive shqiptare presidentit të Maqedonisë, duke treguar se ka mbështetjen e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re gjatë muajit të mars.

Partitë shqiptare i dhanë mbështetjen e tyre, Zaevit për qeverinë e koalicionit,vetëm pasi mes tyre u arrit një marrëveshje për ligjin që mbështet përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Momentalisht gjuha shqipe është gjuhë zyrtare vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20% të popullsisë.

Protestuesit kanë marshuar pa incidente nga godina e qeverisë drejt asaj të parlamentit, duke kënduar himnin dhe duke mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej “Jo përdorimit të shumë gjuhëve” dhe “Kjo është vija jonë e Kuqe”.

Një lëvizje e cila e quan veten “Për Maqedoninë e Bashkuar”, u ka bërë thirrje njerëzve në rrjetet sociale që të dalin të protestojnë në rrugë për të kundërshtuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë në vend.

Ndërkohë mediat raportojnë se shumica e protestueseve janë mbështetës së partisë konservatore VMRO, e cila ka bërë thirrje pas arritjes së marrëveshjes për t’u organizuar protesta.

Maqedonia ndodhet në një krizë politike që prej dy vitesh, ku për shkak të një skandali përgjimesh, Nikola Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE, dha dorëheqjen një vit më parë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike