MAQEDONI - Sipas gazetës “Dnevnik” të Shkupit, një qytetar shqiptar nga Rajca e Librazhdit ka gjetur vdekjen në rrethinat e Strugës, ku ishte punësuar si druvar. Genci Halili, 25 vjeç, ka humbur jetën gjatë punës në fshatin Mesllodezhda, të vendit fqinjë, njofton “Dnevnik”.
Ajo i referohet zëdhënësit të organeve të Punëve të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimoski, sipas të cilit Halili ishte duke punuar sëbashku me vëllain e tij Erjon kur është aksidentuar.
Vëllai e ka transportuar me kalë Gencin, pasi një nga pemët e prera prej tij ka rënë mbi të, duke i shkaktuar plagë shumë të rënda. Ndihma e shpejtë ka mbërritur në fshatin Misllodezhda, por vetëm kanë konstatuar vdekjen e qytetarit shqiptar. Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, sipas zyrtarit maqedonas.
Ky është rasti i dytë i aksidentimit me vdekje të qytetarëve shqiptarë që punojnë në rajonet kufitare të Maqedonisë. Më 19 maj në Bukovo, midis Ohrit dhe Resnjes, ka gjetur vdekjen 45-vjeçari Petrit Liçi nga qyteti i Librazhdit, gjithnjë duke kryer aktivitetin e druvarit.
(gk/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com