Maqedoni, vijojnë protestat,sot
qytetarët mblidhen në Tetovë

Maqedoni, vijojnë protestat,sot<br />qytetarët mblidhen në Tetovë
Pas protestave në Shkup dhe në qytete tjera të Maqedonisë, në organizim të 86 organizatave dhe Lëvizjeve qytetare, pritet të zhvillohet edhe një protestë në Tetovë, pasditen e sotme.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës, qyteti i paqes dhe bashkëjetesës, së bashku me zë të lartë për të shprehur qëndrimin tonë dhe për të dërguar një mesazh të gjithë miqve tanë: Nuk ka drejtësi – nuk ka paqe! Protesta paqësore do të fillojë në 19:00 para Gjykatës Themelore në Tetovë. Ne bëjmë thirrje për masovitet. Tetova nuk duhet të hesht. Askush nuk duhet të hesht. Ky është një moment i rëndësishëm. Ose proteston ose emigron.  Ose je dakord për të falë kriminelët ose proteston! Ose je për vjedhje zgjedhore ose proteston! Ose je për manipulimin mediatik ose proteston! Ose je për gjyqësorin e korruptuar ose proteston! Ose je për regjim ose proteston!", thuhet në thirrjen e organizatorit të protestës, lëvizjes qytetare “Protestoj”.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!