Maqedoni, VMRO-DPMNE fiton
zgjedhjet, Ivanov zgjidhet president

Maqedoni, VMRO-DPMNE fiton<br />zgjedhjet, Ivanov zgjidhet president
SHKUP - Partia në pushtet VMRO-DPMNE ka fituar mandatin e rradhës qeverisës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, duke ka marrë 42.18% ose 61 mandate depuetësh në parlament. Pas tyre me 24.92% të votave ose 34 mandate ka arritur të marrë partia opozitare LSDM.

Ndërkohë partitë shqiptare kanë marrë respektivisht BDI e Ali Ahmetit 13.48% të votave ose 19 mandate deputetësh dhe partia e Mendu Thaçit, PDSH  ka arritur të marrë 5.83% të votave ose 7 deputetë.

Ndërsa 120 vendet në parlamentin maqedonas i plotësojnë partitë GROM dhe RDK me nga një deputetë.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, sërish një tjetër fitore e partisë VMRO-DPMNE, dhe e kandidatit për president Gjorgje Ivanov i cili ka marrë 55.25% të votave.

Procesi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe njëkohësisht i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale u zhvillua të djelën e 27 prillit. Votimet u hapën në orën 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00.

Pjesëmarrja ishte 64% në zgjedhjet parlamentare dhe 54.33% për zgjedhjet presidenciale. Gjatë këtyre zgjedhjeve pati dyshime dhe akuza për manipulim të zgjedhjeve, pasi banorët e Pustecit dyshohet se votuan dy herë. Ndërkaq partia opozitare LSDM deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk do t’i njohë zgjedhjet.

MBYLLEN VOTIMET, OPOZITA NUK NJEH ZGJEDHJET

Në Maqedoni në ora 19.00 u mbyllprocesi i votimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhjet presidenciale, ndërsa ka filluar procesi i numërimit. Por menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, partia më e madhe opozitare LSDM (Lidhja Social Demokrate Maqedonase) bëri të ditur se nuk njeh rezultatet zgjedhore, për shkak të manipulimeve dhe mashtrimeve dhe parregullsive.

Ndërkaq, është thelluar më tej skandali i manipulimit të votimeve, pasi dyshohet se banorët e Pustecit votuan 2 herë. Edhe organizatat raportojnë për votim të dyfishtë.
 
Banorët e Pustecit, dyshohet se janë sjellë në mënyrë të organizuar në Maqedoni, ndërsa njëri prej votuesve ka pranuar se kishte votuar më parë.

Në një lidhje telefonike për “A1 Report”, nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Subhi Jakupi tha se në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit. Lidhur me dyshimet e ngritura mbi manipulimin e procesit, Jakupi tha se “në njësitë ku janë konstatuar probleme, nëse do të ketë prova të besueshme, do të ketë edhe rivotim”.

22:55 REZULTATET E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE
Nga 58,03% e votave të numëruara nga zgjedhjet presidenciale, sipas KSHZ-së prin Gjorge Ivanov para Stevo Pendarovskit.
 
Gjorge Ivanov (VMRO DPMNE): 243.435 /56,88%
 
Stevo Pendarovski (LSDM):  169.498 / 39,60%

ZGJEDHJET PARLAMENTARE, PROCESI I NUMERIMIT NE KOHE REALE
ORA 22:30 - Vijon procesi i numërimit të votave në Maqedoni ku janë numëruar më shumë se gjysma e qendrave të votimit (rreth 55%) ose 1939 nga 3514 qendra votimi. Deri më tani partia VMRO-DPMNE vazhdon kryesimin, madje ka arritur në 42% të votave të numëruara. Ndërsa partia opozitare LSDM ka marrë rreth 23%. Partitë shqiptare kanë marrë respektivisht BDI 16.3% dhe PDSH 7%.

ORA 21:25 - Deri më tani gjatë procesit të numërimit të votave janë numëruar 905 nga 3514 qendra votimi ose rreth 26%. Nga këto rezultate paraprake, rreth 41 % e votave kanë shkuar për partinë VMRO-DPMNE, ndërsa 20% e votave kanë shkuar për partinë opozitare LSDM. Ndërkohë partia e Ali Ahmetit, BDI ka marrë deri më tani 19%, ndërsa partia tjetër e shqiptarëve PDSH ka marrë rreth 9% të votave.

LSDM NUK E NJEH PROCESIN ZGJEDHOR
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit bëri të ditur se partia më e madhe opozitare nuk do të njeh këtë proces zgjedhor, as të zgjedhjeve parlamentare dhe as presidencialet, pavarësisht rezultatit. Zaev ka numëruar një sërë manipulimesh dhe keqpërdorimesh jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por në të gjithë procedurën zgjedhore, përfshi edhe fushatën dhe elementet e tjera.
 
Sipas "Alsat-m", zgjedhjet e dyfishta LSDM-ja i ka quajtur zgjedhje kriminale, ndërsa ka kërkuar formimin e një qeverie teknike e cila do të organizojë sërish zgjedhje demokratike. Në këto zgjedhje sipas tij, nuk ka ngelur asnjë nen i Kodit Zgjedhor pa u shkelur, bashkë me normat e Kodit Penal që kanë të bëjnë me zgjedhjet. VMRO DPMNE-ja nga ana tjetër, zgjedhjet i ka vlerësuar më të mira se në cilindo vend skandinav.

ORA 17:20 PJESËMARRJA DERI NË ORËN 17:00, KSHZ: 53,1 % DALJA PËR ZGJEDHJET PARLAMENTARE, 45,3 % PËR PRESIDENCIALET
Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17.00 votuan 53,12 për qind për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe 45,34 për qind për zgjedhjet presidenciale.
 
Sipas të dhënave të publikuara nga nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi zgjedhjet akoma po zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke mos pasur parregullsi që rrënojnë procesin zgjedhor.
 
Sipas “INA”, numri më i madh i votuesve për zgjedhjet presidenciale kanë dalë në komunën Novaci me 71,8 për qind, ndërsa më pak në Zhelinë 9 për qind.
 
Ndërsa lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, numri më i madh i votuesve u regjistrua në njësinë e 4 me 60.8 për qind, Njësinë 3 me 60 për qind, Njësinë 1 me 54 për qind dhe Njësinë 5 me 51 për qind. Ndërsa në njësinë e 2 ka 49 për qind dhe Njësinë 6 kanë dalë 43.6 për qind.

15:20 PRESIDENCIALET, KSHZ: DERI NË ORËN 13:40 VOTUAN MESATARISHT 26% E VOTUESVE
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në orën 13:40 për zgjedhjet presidenciale kanë votuar rreth 26% e votuesve, ndërsa për ato parlamentare rreth 33%. Deri tani nuk janë evidentuar shkelje të kodit zgjedhor dhe procesi i votimi po zhvillohet pa probleme.

Përqindja më e madhe e pjesëmarrjes në votime për zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale është shënuar në Novaci me 53 %. Në Maqedoni të drejtën e votimit e kanë 1 milion e 780 mijë votues që sot do të vendosin për 123 vendet në parlament dhe për presidentin e ardhshëm të vendit, ku kandidatë janë Giorgie Ivanov i VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski i LSDM-së.

Procesi zgjedhor po monitorohet nga mbi 9000 vëzhgues vendorë dhe rreth 490 vëzhgues të huaj. Partia e Ali Ahmetit, BDI, ka ftuar shqiptarët të bojkotojnë zgjedhjet presidenciale.

SHQIPTARËT NUK FITOJNË ASNJË DEPUTET NË DIASPORË
VMRO-DPMNE fiton tre deputetë në diasporë dhe se kjo bëhet e ditur nga rezultatet e shpallura nga aktivistë të VMRO-DPMNE nëpër rrjetet sociale, transmeton “INA” të dhënat ekskluzive.
 
Sipas këtyre rezultateve që janë shpërndarë edhe nga funksionarë të VMRO-DPMNE, dhe që do të jenë zyrtare:
 
Europë
 
VMRO-DPMNE 4510 
 
BDI 2816
 
LSDM 118
 
PDSH 118
 
RDK 400
 
Skandali më i madh se si në Tiranë votojnë 458 votues për VMRO-DPMNE, 1 votë për BDI, 4 për LSDM  dhe 2 për RDK.
 
SHBA dhe Kanada:
 
VMRO-DPMNE 1170
 
BDI 475
 
LSDM 90
 
PDSH 5
 
Dinjiteti 50
 
Australi:
Ndërkaq, në Australi është e sigurt fitorja e deputetit të VMRO-DPMNE pasi që për të kanë votuar rreth 1 mijë votues, ndërsa shqiptarët e kishin të pamundur rezultatin pozitiv për shkak të numrit të vogël të qytetarëve të regjistruar.
 
MAQEDONI, ZHVILLOHEN ZGJEDHJET PARLAMENTARE DHE PRESIDENCIALE
Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Qytetarët do të japin votën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit por edhe zgjedhjen e deputetëve.
 
Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale pas pavarësisë së vendit, ku në balotazh janë dy kandidatët për president Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE dhe Stevo Pendarovski nga LSDM.
 
Në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare janë 14 lista konkurruese prej të cilave  5 koalicione dhe 9 parti politike të maqedonasve dhe shqiptarëve, që po garojnë për 123 vende deputetësh në Parlamentin e Vendit. Tre deputetë do të zgjidhen nga diaspora, e cila dje votoi nëpër përfaqësitë diplomatike në tre zonat zgjedhore Evropë, SHBA – Kanada dhe Australi. 
 
Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë mbi 1,7 milionë votues, që do të votojnë në 3480 vendvotime në tërë vendin.
 
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga një numër i madh vëzhguesish vendor dhe ndërkombëtar.
 
Sipas KSHZ-së zyrtarisht janë të akredituar 9.952 vëzhgues vendor dhe 550 vëzhgues të huaj, me numër më të madh OSBE/ODIHR si dhe 283 përkthyes.
 
Zgjedhjet po ndiqen me interes të madh edhe nga mediat e huaja, të cilat kanë akredituar gazetarët edhe ekipet e tyre televizive.
 
Redaksia online
(e.s/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno

Operacioni i SPAK, 21 masa sigurie! Detyrim paraqitje për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno