Maqedoni, Zaev: Do formojë
qeverinë dhe pa mandatin e Ivanov

Maqedoni, Zaev: Do formojë<br />qeverinë dhe pa mandatin e Ivanov
MAQEDONI- Kreu i LSDM-së Zoran Zaev mund të kërkojë miratimin e parlamentit për formimin e qeverisë pa e pyetur presidentin Ivanov. Është kjo analiza që raporton gazeta “Irish Times” në një shkrim kushtuar situatës politike në Maqedoni.

"Ne do të donim që të marrim miratimin formal të kryetarit, por kjo nuk është me rëndësi. Është një traditë e mirë që të kërkosh dorën e nuses tënde babait të saj, por nëse ai nuk e jep, prap se prap ti mundesh që të martohesh me të", u shpreh Zaev pas refuzimit të marrjes së mandatit. 

E përditshmja vlerëson se refuzimi i Ivanovit për të mbështetur një qeveri shumëetnike ushqen frikën e një konflikti në vend.

Gazeta përshkruan situatën politike, duke përmendur edhe çështjen e gjuhës shqipe, si pikë kyçe ku situata nderlikohet. Shkrimi citon edhe thirrjen e diplomates Mogherini që situata të zgjidhet sa më shpejt. 


Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike