SHKUP - Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka nisur hartimin e programit me të cilin do të sfidojë kundërshtarin politik, VMRO-DPMNE.
Burime të së përditshmes maqedonase “Dnevnik”, kanë informuar se programi do të përfshijë zgjidhje për problemet sociale në vend, duke paraparë, mes të tjerash, rritjen e asistencës sociale për familjet e varfra dhe pako sociale për ata që nuk i përballojnë dot faturat.
Burime partiake kanë informuar se kreu i ri, Zoran Zaev, ka propozuar të përfshihet në program taksimi i ndershëm, një model me të cilin fituan zgjedhjet e fundit socialistët në Shqipëri.
Modeli në fjalë parasheh të varfrit të paguajnë tatime më të ulëta, e ndërsa të pasurit të vazhdojnë të paguajnë aq sa dhe deri tani.
Përcaktim tjetër ekonomik i socialdemokratëve, pritet të jetë ndërtimi i rrugëve dhe i hidrocentraleve dhe të bëhet alokimi tërësisht ndryshe nga qeveria aktuale i mjeteve buxhetore.
Lideri i opozitës do të marrë pjesë personalisht në hartimin e programit, dhe veçanërisht në pjesën ekonomike dhe në krijimin e politikave për vetëqeverisjen lokale.
Zaev i ka uruar edhe fitoren e 23 qershorit Edi Ramës. Në urim Zaevi theksoi se suksesi i koalicionit i kryesuar nga Partia socialiste e Shqipërisë paraqet sinjal të fuqishëm për vullnetin e popullit për ndryshime në shoqërinë shqiptare. "Fitorja juaj është fitore për tërë familjen socialiste dhe socialdemokrate, veçanërisht në rajonin e Ballkanit", shton Zaev.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com