Maqedoni- Lideri i LSDM-së Zoran Zaev do t'i dorëzojë këtë të hënë nënshkrimet në Presidencë për të kërkuar nga kreu i shtetit Gjorge Ivanov mandatin për formimin e Qeverisë së Re.
Këshilli qendror i LSDM-së ditë më parë i dha dritë jeshile liderit të kësaj partie Zoran Zaev për të kërkuar mandatin nga presidenti.
Ndërkohë nga BDI nuk ka ndonjë zhvillim të ri. Kryesia qendrore e kësaj partie nuk është thirrur që nga dita e premte kur edhe vendosi që Zoran Zaevit t’ia jep nënshkrimet për të marrë mandatin.
Edhe pse partia e Ahmetit i dha mbështetje liderit të LSDM-së, aja i parashtroi atij dy opsione: Mbetje në opozitë me mbështetje të qeverisë së pakicës, ose pjesëmarrje në qeveri me marrëveshje koalicioni.
Pas informacioneve se Zoran Zaev ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për të kërkuar mandatin nga Ivanov, ky i fundit mësohet të jetë takuar me kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.
"Është koha që LSDM-ja të tregojë nëse është për një Maqedoni të bashkuar ose është për një Maqedoni të krijuar sipas platformës nga Tirana. Është koha që LSDM-ja të tregojë në vepër nëse dashuria ndaj atdheut është më e madhe se dëshira për pushtet me çdo kusht", thekson VMRO-DPMNE-kryesuar nga Gruevksi të cilit dështoi formonte nje qeveri koalicioni.
Ditë më parë, komisioneri evropian Johanes Hanh tha se Bashkimi Evropian pret që presidenti Ivanov të ndërmerr hapat e mëtejmë në përputhje me Kushtetutën, përkatësisht t’i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë, kandidatit që kanë shumicën në Kuvend.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com