Maqedoni, Zaev i gjakosur mbron 
Talat Xhaferrin nga huliganët /FOTO

Maqedoni, Zaev i gjakosur mbron <br />Talat Xhaferrin nga huliganët /FOTO
Maqedoni- Arsyeja e dhunës së shkaktuar në parlamentin maqedonas ka ardhur si pasojë e caktimit për herë të parë të një shqiptari në krye të Kuvendit.

Talat Xhaferri, u zgjodh me shumicë votash si kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, por kjo bëri që protestuesit të hynin me forcë në godinën e parlamentit. 

Shumë deputetë dhe gazetarë u dhunuan nga huliganët maqedonas por Talat Xhaferri nuk u prek pasi u mbrojt mirë nga kreu i LSDM-së dhe deputetët e tjerë.

Në foto duket qartë që kryetari i LSDM, Zoran Zaev dhe pse i gjakosur, sëbashku me shokët e tij të partisë kanë rrethuar kryetarin e ri të kuvendit duke mos lejuar që ai të dhunohet. 

talat

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën