Maqedoni- Mbrëmjen e djeshme pas zgjedhjes së Talat Xhaferrit si kryetar i kuvendit të Maqedonisë, një grup protestuesish kanë hyrë dhe kanë dhunuar deputetë dhe gazetarë.

Mes të dhunuarve në mënyrë brutale ishte dhe Kryetari I LSDM-së, Zoran Zaev, i cili u pa i gjakosur në videot që u rregistruan gjatë incidentit.

Nga këto video është bërë e mundur edhe identifikimi i agresorit që qëlloi Zaev, njoftojnë disa portale maqedonase.

Agresori është Goran Angelov, nga Velesi. /TetovaSot

goran

gor

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com