Maqedoni, zgjedhjet për Presidentin
lista e zgjedhësve edhe në shqip

Maqedoni, zgjedhjet për Presidentin<br />lista e zgjedhësve edhe në shqip
SHKUP - Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në kuadër të kompetencave ligjore, si dhe detyrimeve që ka pas shpalljes së zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë.
 
Siç bën të ditur korrespondetja e A1 Report dhe Shqiptarja.com në Shkup, Zerijeta Jajaga, ministrja Gordana Jankullovska, ka bërë të ditur se, në pajtim me dispozitat nga Kodi Zgjedhor, ministria që ajo drejton e deri tek Komisioni Shtetëror Zgjedhor, në formë të kriptuar, i ka dorëzuar të dhënat, me të cilat disponon për përgatitjen e listës zgjedhore.
 
Ndërkohë, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, ka shqyrtuar propozim-vendimin për konfirmimin e shpenzimeve për aktivitetet zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale. Nënkryetari i Komisionit Shterorë të zgjedhjeve është zotuar se për herë të parë listat zgjedhore për president të shtetit do të jenë edhe në gjuhen shqipe. Si më problematik është cilësuar verifikimi i Listës zgjedhore, gjegjësisht spastrimi i saj nga votuesit fiktivë.
 
“Do theksuar se lista zgjedhore pas marrjes së të dhënave nga dikasteri i policisë, do të jetë në shqyrtim publik 20 ditë të plota nga ana e qytetarëve, nga prej 16 shkurt deri më 7 mars, ku të gjithë shtetasit e Maqedonisë do të kenë hyrje dhe nëse kanë ndonjë vërejtje do të bëjnë kërkesë deri tek institucioni ynë për t`i eliminuar ato”, ka shpjeguar nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
 
Sipas tij, janë ndërmarrë të gjitha aktivitetet për të përmbushur rekomandimet nga ODIHR-i dhe OSBE-ja. Duke komentuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare paralelisht me ato presidenciale, Jakupi ka thënë se konsideron që institucionet shtetërore, përgjegjëse për realizmin e zgjedhjeve, janë të gatshme t`i përgjigjen kësaj sfide, ashtu si edhe gjatë vitit 2009, kur dhe u realizuan zgjedhjet vendore me ato presidenciale. Megjithatë, ai ka shprehur drojën se mund të paraqiten një varg problemesh teknike.
 
“Është shumë normale që të themi se nëse mbahen paralelisht zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me ato presidenciale, të hasim në vështirësi sa i përket aspektit teknik të organizimit. Më duhet të theksoj se kjo çështje nuk varet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, por është kompetencë e kryetarit të Parlamentit, i cili bën edhe shpalljen e zgjedhjeve”, ka thënë Jakupi.
 
“Nëse kjo ndodh, unë, me përgjegjësi e theksoj se do të kemi probleme teknike, por nuk mund të themi se nuk do të mund të jemi të gatshëm që të ballafaqohemi me këtë sfidë, gjegjësisht mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale eventualisht dhe me zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka theksuar nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij