Maqedonia, çështja e Kosovës dhe buxheti/ Xhaçka në ministerialin e NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mori pjesë në Ministerialin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që u zhvillua të mërkurën e të Enjten në Bruksel e ku për herë të parë mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut. Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut Radmilla Sheqerinska falenderoi Shqipërinë për ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit në Aleancë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan dhe mbështetën unanimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi shkeljet e vazhdueshme nga Rusia të Traktaktit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi.

Pjesë e diskutimeve në Ministerial ishte edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, në emër të Qeverisë Shqiptare shprehu vendosmërinë për të vijuar kontributin në gjithë misionet e NATO-s, si dhe konfirmoi angazhimin për të rritur buxhetin e Mbrojtjes në 2% të PBB, deri në vitin 2024. Këto angazhime u vlerësuan nga ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në ministerialin e NATO-s

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?