/ATSH-MIA/ - Këshilli i Bashkimit Evropian përfundoi dje në mbrëmje punimet e takimit të 12-të të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Bruskeli.
Në këtë takim u theksua se marrëveshja e 15 prillit, që i dha fund krizës politike në Maqedoni, ishte çelësi për përshpejtimin e integrimeve euro-atlantike të vendit.
Këshilli i Bashkimit Evropian theksoi se shteti i Maqedonisë është i gatshëm për hyrjen në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim me Bashkimin Evropian.
Komisioneri evropian për Zgjerimin, Johanes Han, si përfaqësues i Komisionit evropian dhe zëvendëskryeminsitri i Maqedonisë i ngarkuar me Çështjet Evropiane, Fatmir Besimi, gjithashtu, morën pjesë në këtë takim.
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Han theksoi se në lidhje me çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë për momentin përgjegjësia më e madhe është te familja evropiane.
"Nuk është në stilin tim të ndëshkoj dikë, por detyra jonë është të kujdesemi që krerët politikë të fillojnë implementimin e raportit të Pribesë si dhe të rekomandimeve evropiane për çështjet që është rënë dakord mes katër partive politike kryesore", deklaroi Han.
Ai shpreson se këtë vit nuk do të ketë pushim për institucionet e Maqedonisë, të cilat duhet të përfundojnë sa më shpejt përgatitjen për realizimin e Marrëveshjes së 2 qershorit.
"Tani nuk ka kohë për të humbur dhe nuk ka pushime, të paktën jo për institucionet. Kuptohet, secili ka të drejtë për pushim, por nuk ka pushim për institucionet që të përgatitet zbatimi i marrëveshjes. Më 15 shtator duhet të ketë Prokuror special siç ramë dakord", dekalroi theksoi Han.
Ai shtoi se duhet shumë punë që të respektohen të gjitha afatet e dakorduara të marrëveshjes dhe të organizohen zgjedhjet më 24 prill 2016.
/Shqiptarja.com