SHKUP - Në faqen zyrtare në Facebook të Tv Sitel në Maqedoni - një media proqeveritare - dje u hodh një një foto, ku kërkohet përkrahje e gjithë maqedonasve për hartën e "Maqedonisë së Madhe".

Në këtë hartë, përveç pjesëve të Egjeut, që i takojnë Greqisë dhe Pirinit, që janë pjesë e shteti bullgar, kësaj radhe kjo hartë e "fryrë" ka përfshirë edhe territore të Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Shqipërisë.

Ndërsa sa për informim vlen të përkujtohet se në Maqedoni janë ngritur raste gjyqësore për disa të rinj shqiptarë vetëm pse kishin vizatuar harta të Shqipërisë Etnike.

Veç kësaj, ky publikim i tillë pritet të ndikojë negativisht në problemin mbi emrin e Maqedonisë me Greqinë, teksa kjo e fundit vazhdimisht akuzon Maqedoninë për pretendime territoriale, kurse Tv Sitel pa marrë parasysh përkrahjen e parezervë të politikës së Gruevskit, llogaritet edhe si një dorë serbe në vend. Pas mbylljes së Tv A1 llogaritet televizioni më i shikuar në vend.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)