Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 5 viktima dhe 101 raste të reja me koronavirus. Të prekurit me covid-19 janë shënuar, përkatësisht 57 në Shkup, 19 në Tetovë, 13 në Kumanovë dhe me nga 1 rast disa qytetet të tjera të Maqedonisë së  Veriut.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 22 persona duke shënuar gjithsej 1926 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin.

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar gjithsej 238 viktima nga koronavirusi dhe  5 106 persona të infektuar.