Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një nga vendet më të prekura me koronavirs në rajon. Vetëm në 24 orët e fundit 9 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me Covid-19.

Tre viktima janë nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 5 pacientë të shëruar

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 4057, prej të cilëve 1710 janë shëruar kurse 188 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19 në disa raste të shoqëruara me sëmundje tjera.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë  2159 raste aktive me koronavirus, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri tani janë realizuar 43.040 testime për Covid-19.