Maqedonia e Veriut, hapet rruga për Qeveri teknike, partitë e mëdha arrijnë marrëveshje për zhbllokim të ligjeve

Maqedonia e Veriut, hapet rruga për Qeveri teknike, partitë e mëdha arrijnë marrëveshje për zhbllokim të ligjeve

Në Maqedoninë e Veriut, pasi dje u bë e qartë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për zhbllokim të disa ligjeve, sot është paralajmëruar takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke i hapur kështu rrugë formimit të Qeverisë teknike.

Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditëve të kaluara disa herë paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje më 12 prill, dhe se nuk do të japë dorëheqje, nëse opozita nuk i zhbllokon ligjet nga të cilat varen rrogat, pensionet dhe investimet. Ai theksoi gjithashtu se në vitin 2020 por nëse ato do të mbahen më 12 prill, kjo do të varet nga qasja e opozitës ndaj Parlamentit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje doli me deklaratë se shumica në pushtet dhe VMRO-DPMNE-ja opozitare arritën marrëveshje për t’u miratuar të gjitha propozimet ligjore nga mbledhja e 123-të, të cilat janë të lidhura me zbatim prej 1 janarit. Deputetët opozitarë deri pardje pasdite me fjalime të gjata dhe replika pothuajse e bllokuan këtë seancë.

Mbledhja e 123-të vazhdon sot, ndërsa në të duhet të sillen rreth katërdhjetë ligje të lidhura me afat, përkatësisht me zbatim prej 1 janarit, mes të cilave edhe nga sfera e financave, sociales dhe shëndetësisë. Pikat e tjera nga kjo mbledhje në rend dite do të shqyrtohen pas Vitit të Ri.

Zaev dhe Mickoski sot do të kenë takim në Qeveri, pasi që sot në takim të trupave më të lartë partiak të LSDM-së di të dihet kryeministri teknik. Takim sot do të kenë edhe Mickoski dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së dje unanimisht e mbështetën liderin e partisë Mickoski t’i zhvillojë bisedimet dhe t’i japë propozimet lidhur me kandidatët e partisë për ministra të rinj, përkatësisht zëvendësa apo ministra plotësues në qeverinë teknike.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev pas mbledhjeve të trupave më të lartë partiak theksoi se qëllimi i atyre të cilët nga opozita do të hyjnë në qeveri teknike do të jetë të kujdesen për zgjedhje të drejta, demokratike dhe tërësisht transparente të cilat do të mbahen më 12 prill.

Në pajtim me ligjin, opozita duhet të vijë në konsultim për propozimin për ministër të Punëve të Brendshme dhe ai të pranohet nga pushteti (dy partitë më të mëdha).

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konsideron se nuk ka kurfarë pengesa të gjitha procedurat rreth zgjedhjes së qeverisë së re teknike të përfundojnë më 3 janar, nga dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev, emërimi i mandatarit nga presidenti Stevo Pendarovski, deri te zgjedhja e qeverisë teknike në Parlament.

Xhaferi mbrëmë në intervistë për Vin-Vin në TV Telma theksoi se ai çdoherë është angazhuar për koordinim dhe komunikim të papenguar mes bartësve të pushtetit me qëllim që në mënyrë të papengueshme të zhvillohen proceset në shtet. Ai theksoi se sot në mëngjes pas mbledhjeve të Këshillit qendror dhe ekzekutiv të LSDM-së do të dihet emri i kryeministrit teknik, ndërkaq gjithashtu edhe kandidatët nga VMRO-DPMNE-ja.

Në takimin e liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski, ishte arritur marrëveshje që më 12 prill të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Në pajtim me procedurën, 90 ditë para zgjedhjeve duhet të formohet qeveria teknike apo në këtë rast kjo duhet të ndodhë më 3 janar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim