Maqedonia e Veriut, negocion për 200 mijë doza të vaksinës kineze

Maqedonia e Veriut, negocion për 200 mijë doza të vaksinës kineze

Vonesat në shpërndarjen e vaksinave antiCOVID kanë bërë që në  Maqedoninë e Veriut të mos ketë filluar ende vaksinimi i grupeve të rrezikuara. Për këtë arsye qeveria ka bërë të ditur se ka filluar negociatat  për të blerë vaksinën kineze e Sinopharm, kundër Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi se qeveria po shikon mundësinë për të blerë  200 000 doza të vaksinës kineze, sidomos pas vonesave të kompaninë Pfizer.

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Pfizer për 800 mijë doza vaksinash dhe dozat e para pritet të dorëzohen në shkurt.

Për të përshpejtuar disi procesin vendi ka nënshkruar një marrëveshje edhe me Serbinë për 8 mijë doza vaksine të Pfizer, të cilat nuk janë dorëzuar ende.

Vaksina kineze CoronaVac nga Sinopharm, përdoret aktualisht në Kinë, Turqi dhe Serbi dhe është deklaruar se është 79  efektive, edhe pse institucionet shëndetsore ndërkombëtare nuk e kanë vlerësuar atë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen