Maqedonia e Veriut/ Regjistrohen 4 viktima dhe 198 raste të reja Covid-19

Maqedonia e Veriut/  Regjistrohen 4 viktima dhe 198 raste të reja Covid-19

Në Maqedoninë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 198 raste të reja infeksioni Covid.

Sipas autoriteteve numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid-19 është rritur në 8530, prej të cilëve janë shëruar 4565, kurse ata që kanë humbur jetën nga infeksioni që prej fillimit të pandemisë janë 393 pacientë.

Sipas raportimeve, viktimat e sotme ishin të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.

Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.  

Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni tha se brenda 24 orëve të fundit ka patur edhe 97 pacientë të shëruar.

Në mes kësaj situate të rënduar  pandemie, sot Maqedonia e Veriut po zhvillon edhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Të hënën dhe të martën kanë votuar personat e prekur nga COVID-19, personat në izolim, si dhe të burgosurit.

Autoritetet shëndetësore kanë garantuar një proces të sigurt për të gjithë për sa i përket kushteve shëndetësore, si për anëtarët e komisioneve ashtu edhe për votuesit, ndonëse shifrat e të prekurve dhe të viktimave nga koronavirusi nuk kanë shënuar rënie që prej disa javësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës