Maqedonia e Veriut vazhdon të jetë një nga vendet më të prekura të rajonit. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima dhe 126 persona të infektuar.
Vetëm gjatë muajit qershor me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut janë infektuar rreth 4 mijë persona, ndërkohë që 3557 raste janë aktive.
Nga shifrat e publikuara nga autoritetet shëndetësore të Maqedonisë, 66 persona të prekur janë nga Shkupi, 19 nga Tetova, 15 nga Shtipi.
Numri i përgjithshëm i viktimave në Maqedoninë e Veriut është 302, 171 prej të cilëve kanë humbur jetën gjatë muajit qershor.