Maqedonia e Veriut ka miratuar masa të reja kundër përhapjes së koronavirusit, pasi në tre ditët e fundit regjistroi rritje të rasteve të konfirmuara me këtë virus.
Natën e kaluar, qeveria pranoi masat e Komisionit për sëmundje infektive, duke ndaluar mbrëmjet muzikore dhe duke kufizuar numrin e mysafirëve në objektet hotelerike.
Masa vjen pasi gjatë tre ditëve të fundit në vend u raportuan mbi 600 raste të reja të koronavirusit, respektivisht në raportin e ditës së djeshme 191, të së shtunës 243 dhe të së premtes 225 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu e shtuna shënoi numrin rekord të rasteve një-ditore që nga shpërthimi i pandemisë, pas 18 korrikut kur u shënuan 240 raste.
Sipas masave të reja qeveritare, në objektet hotelerike që shërbejnë pije dhe ushqim, përfshirë në pjesën e restorantit, nuk do të lejohen këngëtarë, grupet muzikore apo DJ, ndërsa numri maksimal i muzikës do të jetë i kufizuar në 55 decibel.
Në objektet hotelerike dhe kafeteri do të jetë i kufizuar në 4 numri i personave në tryezë dhe nuk do të lejohet shërbimi i mysafirëve që qëndrojnë në bar.
Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 18 790, prej të cilëve 15 341 pacientë janë shëruar dhe 756 kanë vdekur.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.7%
-
Të gabuar
82%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shaban Murati: Çfarë populli jemi?
12 Dhjetor, 16:07
-
Elezi në Report TV: Rusia qëllime për destabilitet nëpërmjet Serbisë! Vendimi për shtyrje i Kushtetueses në Maqedoni për Gjuhën Shqipe, i duhuri
11 Dhjetor, 19:56
-
Ambasadorja amerikane paralajmëron sërish zgjerimin e listës së zezë në Maqedoninë e Veriut
10 Dhjetor, 15:55
-
SHBA e shpalli ‘non grata’, reagon Artan Grubi: Jetën publike ia kam kushtuar vlerave perëndimore dhe vendit, angazhim për ta zbardhur çështjen
9 Dhjetor, 22:11
-
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, shpallet 'Non Grata" nga SHBA
9 Dhjetor, 20:52
-
Maqedoni e Veriut/ Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
6 Dhjetor, 17:52
-
Sfida e ‘superman’ në Tik Tok iu rrezikon jetën, 11 gjimnazistë në spital në Maqedoninë e Veriut
6 Dhjetor, 08:00
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Arbër Çeliku: Midis statusit juridik dhe interpretimit politik të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut
29 Nëntor, 11:02
-
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
21 Nëntor, 16:54
-
Kimete Berisha: Me Mickovskin kundër gjuhës shqipe
20 Nëntor, 11:20
-
Presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen: Periudha ime është më e suksesshmja në histori
18 Nëntor, 14:49