KORÇË- Duke filluar nga data 1 shtator, kushtoi që do të hyjë në Maqedoninë e Veriut nëpërmjet doganës së Qafë Thanës, e ka të detyrueshëm që të ketë bërë vaksinën ose të ketë me vete një tampon negativ me COVID.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme dhe vjen si rezultat i rritjes së rasteve të reja që ka prekur vendin tonë, por edhe shtetet e tjera të rajonin. Ka qenë Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë që ka bërë të ditur njoftimin, e ndërsa theksohet se personat të cilët nuk e disponojnë certifikatën, duhet të kenë kryer testin e COVID, jo më vonë se 72 orë nga udhëtimi ose testin e shpejtë antigen jo më vonë se 48 orë.

Ndërsa për personat që të cilët do të udhëtojnë tranzit për në Maqedoni, do duhet të plotësojnë një deklaratë në Pikat e Kalimit Kufitar me Maqedoninë e Veriut që tregojnë se qëndrimi tyre është i përkohshëm.