Pendarovski Presidenti i ri i Maqedonisë, mesazh edhe në shqip: Do të jem i të gjithëve

Pendarovski Presidenti i ri i Maqedonisë, mesazh edhe në shqip: Do të jem i të gjithëve

Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski është Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut. Ai fiton në zgjedhjet Presidenciale që u zhvilluan sot me 52,24% të votave përballë Gordana Siljanovska, që ishte nga radhët e partive opozitare. Pas zyrtarizmit, Stevo Pendarovski bëri dhe daljen e parë si President i vendit duke falënderuar të gjithë ata që e votuan, po ashtu edhe në gjuhën shqipe. "Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”.

Ai tha se këto janë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia që nga pavarësia e vendit. "Këto janë qenë zgjedhjet më demokratike që ka zhvilluar ndonjëherë Maqedonia dhe së bashku do të shkojmë përpara dhe kurrë më regjim". Stevo Pendarovski u shpreh se do të jetë Presidenti i të gjithëve dhe se do të jetë faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve. "Do të garantoj një të ardhme të barabartë për të gjithë. Këto zgjedhje dhanë edhe një here mesazhin se vetëm së bashku mund të ecim përpara. Këto zgjedhje garantojnë marrjen e datës së hapjeve të bisedimeve në qershor, dhe kjo datë do të merret në qershor. Do të jem faktor i zgjidhjes së problemeve dhe jo i bllokimeve" përfundoi ai.

Votimet u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe u mbyllen në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtën e votës e kishin  rreth 1.8 milionë persona në 3512 vendvotime. Zgjedhjet janë të vlefshme, pasi u arrit pragu mbi 40%. Pas mbylljes së votimeve për katër orë doli rezultati i zgjedhjeve, një shembull që duhet marrë edhe nga Shqipëria.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Ali Ahmeti e quan të kryer: Porositë e mia për Pendarovskin, Presidentin e ri të Maqedonisë


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Pendarovskin për fitoren, ndërsa e ka porositur që të bëj detyrën duke respektuar parimin e konsensualitetit. "Fitorja e kandidatit tonë na hap rrugën drejt anëtarësimit të plotë të vendit në NATO. Por dhe na afron vendin tonë drejt fuqive të mëdha. Vendi ynë është i përgatitur dhe pret sa më parë bisedimet për anëtarësimin e vendit tone në BE. Do doja të falënderoja të gjitha shtabet zgjedhore që me sukses kanë udhëhequr këtë fushatë. Jam i dëshpëruar me opozitën shqiptare me bojkotin që shfaqën sot. Nga ana tjetër falënderoj partitë shqiptare në pozitë. I uroj Pendarovskit fitoren dhe të respektojë kushtetutën dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Presidenti i ardhshëm të ketë parasysh vullnetin e qytetarëve  në respekt të kushtetutës së Republikës dhe të jetë pjesë e proceseve në përmbyllje të plotë të procesit të anëtarësimit në NATO por dhe hapjen e negociatave me BE-në. Pa hyrë në detaje, por nga të dhënat që më jep sektori analitik lëvizet prej 100 deri në 130 mijë vota që janë siguruar nga aktivistë tanë, nga votuesit shqiptarë”, tha Ahmeti.

Ora 21:39
Presidencialet në Maqedoni, fiton Pendarovski, vjen urimi i parë nga Meta: Shpresoj të takohemi së shpejti

1557085197_1557062927meta.jpg
Presidenti shqiptar Ilir Meta ka uruar Stevo Pendarovskin per fitoren. Meta zhvilloi një bisedë telefonike me Pendarovskin, duke e uruar për suksesin e arritur. "Shumë urime Stevo Pendarovskit për fitoren e tij në zgjedhjet e sotme presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Besimplotë për bashkëpunimin e shkëlqyer në të ardhmen, jo vetëm midis dy vendeve tona, por dhe për forcimin e perspektivës euroatlantike të rajonit. Shpresoj të takohemi së shpejti" shkruan Meta.

Ora 21:22
Presidencialet në Maqedoni, kandidati i shumicës drejt fitores


Nga 75% e votave të numëruara kandidati për President i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, deri më tani ka arritur të marrë 295.970  vota ose 53.68%, ndërsa kandidatja nga opozita VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova ka arritur që të marrë 236.046 vota ose 42.81% të votave.

Ora 20:11
Presidencialet në Maqedoni/ Dalin rezultatet e para, kryeson Pendarovski


Dalin rezultatet e para nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni për zgjedhjet Presidenciale. Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar kryeson Stevo Pendarovski me 64% kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 32%.

Ora 19:36
Mbyllen votimet për Presidentin në Maqedoni, arrihet pragu, pas pak rezultatet paraprake


Në orën 19:00, u mbyllën të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut në raundin e dytë të zgjedhjeve të gjashtë presidenciale. Zgjedhjet janë të ligjshme, pasi u arrit pragu mbi 40% që është vendosur në Kushtetutë. Sipas KSHZ-së , deri në orën 18:30 pjesëmarrja në votime ka qenë 44.5 %, ndërsa pragu është 40%. Sipas kreut të KSHZ-së, Oliver Derkovski, procesi zgjedhor ishte i rregullt, nuk kishte shkelje të theksuara që do të ndikonin në procesin e zgjedhjeve. Komunat ku pjesëmarrja ishte më e madhe është në komunat me popullsi maqedonase. Në vijim priten edhe rezultatet e para se kush do të jetë fituesi mes Stevo Pendarovskit, të partive në pushtet të udhëhequr nga social-demokrati, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 06/05/2019 09:58

    mos e tako ilirin ka porosi nga russi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025