‘Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve’. Kështu i cilësoi kryeministri Edi Rama reagimet që erdhën pas ironisë që bëri për veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që po pengon procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Sipas kreut të qeverisë, “histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski” janë për të qeshur e për të qarë.
Gjatë takimit në samitin në Selanik, kur po shtrëngonin duart kancelari gjerman Scholz me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Rama u bë pjesë e bisedës duke thënë “Maqedonia në të ardhmen do të quhet Bullgaria perëndimore”, ndërsa ka pasur reagime të shumta pasi Kovaçevski e kaloi me të qeshur. Në reagimin e tij në Twitter, kreu i qeverisë duket se i del në mbrojtje dhe thotë se ishte ironi ndaj vetos së Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.
Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkroi Rama në Twitter.
Në samitin e liderëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, u bënë bashkë 12 shtete për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon. Gjithashtu liderët folën për luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në vendet e rajonit.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit, Charles Michel dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.
-
Mendoj se ndarja nga maqedonia do lehtesonte shume procesin e integrimit ne BE. Nuk kemi pse ngelemu peng e politikave e konflikteve te tyre te pazgjidhura
Përgjigju -
Duhet te ndahemi nga keta nese vazhdojne te jene nje pengese per anetaresimin tone ne BE.Ne nuk kemi kohe per te humbur e per bere lloqe rrugve.
Përgjigju -
Je Skënderbeu i kohërave moderne zoti Rama. Pike.
Përgjigju -
Je nje njeri per tu vleresuar pasi cdo situate e menaxhon me nje qetesi shume te madhe dhe kjo tregon shume maturi
Përgjigju -
pertej situatave te ndryshme shohim se sa i qete dhe me nje shkathtesi mundohet te kaloje cdo situate
Përgjigju -
me pelqen zoti rama sepse ne cdo situate tregon maturi dhe zgjuarsi
Përgjigju-
Me kushtet qe ka vene Bullgaria (nuk ka komb maqedon, gjuha eshte dialekt i bullgarishtes etj), i bie qe te kemi jo me MV, por Bullgari Perendimore. Sherri me grekun zgjati pothuaj 20 vjet. Rama ka shume te drejte, packa bejne sikur nuk e kuptojne. Cdo kryeminister do mbroje interesat e vendit te tij, sidomos kur durimi eshte sosur. Por nuk eshte faji i Bullgarise, sume e ferkojne, nuk e di pse. Ironia ka qene me elegance diplomatike e letrare.
-










Komente
Komento