SHKUP - Maqedonisë i është hequr e drejta e votës në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase sipas të cilave, shkak për këtë është bërë mos pagesa e një kontributi ndaj Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila arrin në vlerën e 24.606 dollarësh.

Mediat maqedonase citojnë një letër që sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon i ka drejtuar Presidentit të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së.  Kjo shumë e pagesës  prej 24.606 dollarësh është një kontribut i caktuar ndaj organizatës botërore.

Përveç Maqedonisë, në listën e vendeve që nuk kanë shlyer këtë detyrim janë edhe Ruanda, Grenada, Kirgistani, Jemeni, Tonga, Vanatu, etj. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)