Maqedonia pakënaqësi për mospërfshirjen
në projektin e abetares së përbashkët

Maqedonia pakënaqësi për mospërfshirjen<br />në projektin e abetares së përbashkët
Zëvendës ministri shqiptar i ministrisë së arsimit në Maqedoni, Safet Neziri është kritikuar nga opozita për shkak se nxënësit shqiptar në Maqedoni nuk do të kenë të njëjtën abetare si Kosova dhe Shqipëria. Gjatë seancës parlamentare ku diskutohej plotësimi i ligjit për veprimtari hulumtuese shkencore, deputeti Izet Zeqiri është shprehur se zëvendës ministri Neziri nuk u tregua i aftë për të përfshirë në projekttin për krijimin e një abetare të përbashkët edhe Maqedoninë.

”Mendoj se Ministria e Arsimit dhe zv/ministri nuk mund të bëjnë diçka më tepër në hulumtimin shkencor dhe në kërkimet fondamentale apo aplikative, kur e dimë faktin se ata nuk kishin fuqi të përfshihet në projektin për abetaren e unifikuar. Kishte një lojë fjalësh mes zv/ministrit dhe ambasadorit shqiptar që akuzoi zv/ministrin”, ka thënë Izet Zeqiri, deputeti i RDK-së.

Ndërkohë Neziri nuk është prononcuar ndaj akuzave të bëra nga opozita. Më përpara ai është shprehur se Maqedonia ka mbetur jashtë projektit për shkak të ftesës së munguar nga Shqipëria dhe Kosova. Megjithatë këto pretendime janë hedhur poshtë nga ambasadori shqiptar në Kosovë Skënder Durmishi dhe nga ai shqiptar në Shkup Arben Çejku.(xh.k/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë