PRISHTINË - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti sot, në takim ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strasevki.
Sipas një komunikate për media nga Ministria e FSK-së, Demolli e falënderoi ambasadorin Strasevski dhe përmes tij Maqedoninë duke falënderuar për bashkëpunimin e ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes, e cila po e ndihmon FSK-në posaçërisht në trajnimin dhe shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së.
Ministri Demolli gjithashtu e njohu ambasadorin Strasevski me arritjet e përgjithshme të FSK-së, si dhe me aktivitetet që po zhvillohen për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Nga ana e tij, ambasadori Strasevski e ka uruar ministrin Demolli, për emërimin e tij në postin e ministrit të MFSK-së dhe ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij, për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin e mirë me Kosovën, veçanërisht mes Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë dhe MFSK-së në të gjitha ato fusha që janë me interes të përbashkët./ATSH/