Maqedonia e Veriut është zyrtarisht nga dita e sotme anëtarja më e re e NATO-s.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se “Maqedonia e Veriut është tani pjesë e familjes së NATO-s, një familjeje prej 30 anëtarësh dhe gati një miliard njerëzish.
Pa marrë parasysh sfidat me të cilat përballemi, ne të gjithë jemi më të fuqishëm dhe më të sigurt së bashku” tha Stoltenberg.
Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut është planifikuar të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel, më 30 mars.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Maqedonia Veriut në NATO, Basha: Historike, do i shërbejë paqes e sigurisë në rajon
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur dhe uruar Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e saj në NATO. Basha e cilësoi vendimin plotësisht të merituar edhe pse i vonuar duke e cilësuar një ngjarje historike për fqinjin tonë. Maqedonia e Veriut në NATO, tha Basha do i shërbejë paqes dhe sigurisë në rajon.
“Kam kënaqësinë të uroj përzemërsisht, fqinjin tonë, autoritetet shtetërore, vëllezërit dhe motrat tona dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mirëseardhjen në familjen e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Pa asnjë mëdyshje, ky është një proces i vonuar, por një arritje plotësisht e merituar, një ngjarje historike për MV dhe me peshë gjeostrategjike për NATO-n, që do të shërbejë si një vlerë e shtuar për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe mirëqenien e rajonit tonë. Uroj dhe besoj fort që shpejt aleancës sonë t’i bashkohen edhe vendet e tjera të rajonit, dhe që politika e suksesshme e zgjerimit të NATO-s në rajon, të shërbejë si shembull për procesin e anëtarësimit të vendeve tona mbi bazë të meritës në Bashkimin Europian”, shkruan Basha.
Tah nuk po dihet c'eshte hsistorike e c'eshte jo historike.Kush eshte Zot e kush njeri!IRJM e formuam ne shqiptaret me troje tona etnike dhe popull aut okton.E ndihmuan dhe e fomuan politikat e dy shteteve shqiptare,andej e kendej Drini.Tash per kete "krekosemi" ne shqipataret,ndersa "maqedonet" pa ident itet komebtar,gjuuesor,shteteror e f etar. edne kercnojne,fyejne e poshtrojne shqiptaret shteteformues.
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4401
Votat totale janë unike