I pyetur aë çfarë ka menduar për këtë dedikim, Totti është shprehur se, “Çfarë mendova kur mësova se Maradona është shprehur se jam lojtari më i mirë që ka parë në jetën e tij? Vetem heshta”.
“Mbreti i Romës”, siç e cilëson Maradona i ka thënë këto fjalë pasi ka marrë në Sallonin e Nderit të Komitetit Olimpik Italian (Coni) diplomën “Honoris Causa” për Master në strategjinë e biznesit në sport.
Statusi i plotë i Maradonës në Facebook.
Francesco Totti Mbreti i Romës!
Është dhe do të jetë lojtari më i mirë që kam parë në jetën time!
#Rispetto

Statusi i Diego Maradonës në Facebook
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
