Maratona e xhazit Tiranë-Shkodër
 rikthen magjinë e viteve '30

Maratona e xhazit Tiranë-Shkodër<br /> rikthen magjinë e viteve '30
Nga 30 prilli deri më 4 maj bota kremton magjinë e xhazit. Edhe në Shqipëri magjia e xhazit vjen ndryshe. Këtë vit ka ardhur plot kreativitet. E pagëzuar si “Swing Marathon” nga organizatorët e saj, anëtarët e “Hemingway Fan Club Albania”, ky festival xhazi ka kthyer botën e viteve '30, me më të mirat e saj, dëshirën për vallëzim dhe muzikë, por edhe me vanitetin e saj. 

Ka nisur maratona nga Tirana në Shkodër, ku vajza me fustane të shkurtra, me vargje të gjata perlash, doreza deri në bërryla, flokë të shkurtër me ondulacione, kordele prej dantellash në kokë, kapele kasketë dhe djem e burra me kapele shapkë, pantallona teritali deri në kavilje, ose me tiranda apo këpucë me lustër, kostume klasike me xhaketa dopio petë apo kapele republike, i janë bashkuar tingujve improvizues të xhazit.

Udhëtimi është bërë si në vitet '30 me tren e biçikleta.

Magjia e viteve ‘30 dhe Shkodra e fotografive të “Marubit” është rikthyer me trendet e modës europiane të asaj kohe.

Kjo ishte atmosfera që u krijua pas zhvendosjes së aktivitetit në Teatrin “ Migjeni”, ku maratona e zhazit u mbyll me grupin e muzikantëve italiano-amerikanë.

“Fantastike, është hera e tretë që vi në Shqipëri dhe cdo herë është më mirë. Në Shkoder është hera e parë, por në Tiranë kam qenë dy herët e tjera. Me pelqejnë njerëzit, janë të gjallë na kanë pritur mire, shumë pozitive. Swingu, jazzi i parë popullor i cili i bën njerëzit të kërcejnë. Në vitet 20 – 30 ka qenë mjaft e përhapur, por edhe sot ajo pëlqehet”.

“Swing Marathon” pati mbështetje edhe nga Ambasada Amerikane dhe Bashkia  e Shkodrës.
 
 
maratona e xhazit
xhaz

Organizatorët e kanë menduar si një udhëtim të gjatë që i kalon jo vetëm kufijtë hapësinorë, por kapërcen edhe dimensionin kohor për t’u ndalur atje ku lulëzonte muzika xhaz… Në Amerikën e viteve ’30. Këtë vit martona shqiptare e Xhazit “Swing Marathon” ka ardhur ndryshe nga të tjerat. Maratona vjen si si një nismë e Hemingway Fan Club Albania. Është e para herë që organizohet një festë e tillë, të thonë organizatorët, ndërsa festimeve po iu vjen fundi.

Për tre ditë rresht janë përfshirë në këtë kremtim instrumente tunxhi si trumbeta , tromboni, saksofoni, klarineta apo edhe harqe si violina e kitara, duke e bërë muzikën të gëzueshme dhe të dëshirueshme për të vallëzuar.

xhaz

Kësaj feste i janë bashkangjitur në saksofon dhe zë tenori italian Giorgio Cuscito, një prej eksponentëve më të njohur të xhazit italian, në pianoforte Luca Filastro, i cili xhazin e ka zbuluar qysh në moshën 5–vjeçare. Në kontrabas vjen Giuseppe Talone, shoqëruar në bateri nga Alberto Botta. Të tjera banda shqiptare janë bashkuar në këtë ditë, ndërsa maratona e xhazit pritet të vijojë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri