Maratonës së Tiranës, të zhvilluar ditën e sotme në kryeqytet, iu bashkuan një numër i madh njerëzish, mes të cilëve dhe personazhe të njohur. Një prej tyre ka qenë dhe Nënkomisari Altin Jegeni, i cili tërhoqi vëmendje me gjestin e tij mbresëlënës dhe frymëzues.

Me iniciativën dhe shpenzimet e tij, Nënkomisari ka prodhuar disa postera dhe bluza me foto nga Muri i të Rënëve të Policisë, Dëshmorëve të Policisë së Atdheut, duke iu bashkangjitur dhe thënien e dijetarit Eqerem Çabej, që përcjell një mesazh mjaft domethënës “Njerëzit janë bashkë edhe kur nuk janë bashkë”. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Genti Mullai, i cili ka postuar disa foto nga Maratona, ku ishte i pranishëm Nënkomisari Jegeni.

Postimi i plotë i Genti Mullait:
Vrapohet për ata që mbrojtën jetën me jetë. Një gjest simbolik, por me shumë domethënie. Gjatë maratonës që u zhvillua sot në Tiranë , mes 2500 personave nga vende të ndryshme të botës që morën pjesë, ndërta ishte edhe Nënkomisar Altin Jegeni, Instruktor përgatitje në Policimin e Përgjithshëm në Akademinë e Sigurisë.(20 vjet pjesë e Policisë së Shtetit)

Sigurisht që në këtë maratonë kishte edhe shumë punonjës të tjerë policie të niveleve të ndryshme, por gjesti i Altinit është vërtet mbreslënës, frymëzues dhe apel për të gjithë ne, organizatën e Policisë por edhe për të gjithë komunitetin. Me iniciativën dhe shpenzimet e tij, Nënkomisari prodhoi disa postera dhe bluza, me foto nga Muri i të Rënvë të Policisë, Dëshmorëve të Policisë e Atdheut.

Dhe me thënien e një prej figurave më poliedrike të kulturës tonë gjuhëtarit e dijetarit të njohur Eqerem Cabej "Njerëzit janë bashkë edhe kur nuk janë bashkë", stampoi këto postera dhe bluza , për të nderuar dhe kujtuar dëshmorët e Policisë , ata që mbrojtën jetën me jetë. Nënkomisar Jegeni, bëri pjesë të kësaj nisme edhe një kursant të Kolegjit, për Patrullë të Përgjithshme, Shyqyrjan Bejkollari që Policinë e ka pasion dëshirë, edhe ky një veprim me shumë domethënie.

Faleminderit koleg Jegeni, për këtë veprim human e dimensional, për këtë veprim, apel për të gjithë ne, që sduhet të kujtohemi për ata që sakrifikuan gjënë më të shenjtë jetën, vetëm kur kanë përvjetorët e rënies, por ti kemi përherë burim frymëzimi e të përulemi para veprës së tyre me respekt e mirënjohje.

mesazhi
poster

(Postimi i Genti Mullait në Facebook)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com