Sapo ka mbaruar emisioni i të martës në mbrëmje në televizionin Klan, ku u paraqit nga PD një intervistë e re e Fredi Alizotit për çështjen "Babale", Fevziu ka dhënë alarmin ndërsa të ftuarit po hiqnin ende mikrofonat: "Po vjen prokuroria! Largohuni të gjithë! Askush të mos qëndrojë këtu!"

Sipas të pranishmëve në emision, i pari, bashkë me USB me videon e re të intervistës së Alizotit, është larguar përfaqësuesi i PD Ervin Salianji e më pas të gjithë të tjerët.

Studio dhe redaksia është boshatisur me aq shpejtësi, saqë edhe maratonomakët e Maratonës së Tiranës të së dielës së kaluar, përfshi edhe vetë Luiza Gega, do t'i kishin zili.

Në fakt, prokuroria pastaj, ka mundur të marrë vetëm materialet në transmetim dhe jo bazën materiale origjinale.