‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani! Mesfushori kuqezi ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë gjatë Euro 2024

‘Maratonomaku’ Ylber Ramadani! Mesfushori kuqezi ndër lojtarët që ka vrapuar më shumë gjatë Euro 2024

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani është pa dyshim ‘’maratonomaku’ i skuadrës tonë kombëtare. Mesfushori kuqezi është një prej lojtarëve që vërteton potencialin që ai ka në çdo ndeshje që luan me Shqipërinë. Ndoshta, kjo është edhe një nga arsyet se pse trajneri Sylvinho e ka kthyer në një pikë referimi dhe në një lojtar të pazëvendësueshëm për ekipin tonë kombëtar.

Në raportin e fundit teknik të skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2024 të publikuar nga UEFA, Ylber Ramadani është një nga futbollistët që ka përshkruar më shumë kilometra në fushë në ndeshjet e zhvilluara me Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian. Ka një mesatare prej 12.51 km për ndeshje dhe është renditur i pesti në klasifikimin e lojtarëve që ka vrapuar më shumë në fushë.

Djaloshi shqiptar ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit europian si Granit Xhaka, Declan Rice, Joshua Kimmich, Tomas Soucek dhe Giorgi Kochorashvili. Pa dyshim, një arritje për Ylber Ramadanin dhe përfaqësuesen tonë shqiptare.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament