Marco Rubio ka pasur shumë emra gjatë karrierës së tij politike. Shefi i tij aktual dikur e quante “Marco i vogël”. Këtë javë në Pekin, sekretari i Shtetit mori një emër tjetër.
Rubio shoqëroi presidentin amerikan Donald Trump në vizitën e tij të parë në Kinë, pasi Pekini ndryshoi emrin e sekretarit në mënyrë që t’u shmangej sanksioneve të vendosura ndaj tij.
Qeveria kineze duket se ka gjetur një zgjidhje diplomatike për t’i lejuar Rubios të hyjë në Kinë duke ndryshuar mbiemrin e tij në “Lu.”
Por karakteri që ata kanë përdorur për ta bërë këtë ka një kuptim pak poshtërues sepse do të thotë “i pamatur”, “budalla” ose “i ashpër”, shkruan The Times.
Kur ishte senator, Rubio kritikonte rregullisht persekutimin e ujgurëve myslimanë nga Pekini në Xinjiang dhe shtypjen e protestuesve pro-demokratë në Hong Kong nga Partia Komuniste Kineze. Ai u sanksionua në vitin 2020.
Megjithatë, pasi Rubio u emërua sekretar i Shtetit i Trump vitin e kaluar, shkrimi i emrit të tij ndryshoi duke u lejuar autoriteteve kineze të vijojnë me sanksionet ndaj “Rubio”-s së përmendur në dokumente, ndërsa njëkohësisht t’i lejojnë atij vizitat në Pekin për udhëtime zyrtare.
Në të njëjtën kohë, duket se Partia Komuniste Kineze (ÇP) ka parë një mundësi për një thumbim të hollë.
Në fluturimin për në Pekin, Rubio u pa me një kostum sportiv Nike të ngjashëm me atë që kishte veshur Nicolás Maduro, ish-presidenti i Venezuelës, kur u kap nga forcat speciale amerikane në janar.
“Sekretari Rubio duke u dukur me Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”, shkroi Steven Cheung, drejtor i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, në X.
Komente










