Margarita Xhepa: Biseda me
Ismail Kadarenë për “Doruntinën”

Margarita Xhepa: Biseda me<br />Ismail Kadarenë për “Doruntinën”
TIRANE- “Pasi u ngjita në skenë, ndjeva frymëmarrjen e publikut. Vërtetë jam sërish në skenë, pyeta veten. Jo, nuk paskam hequr dorë... Dhe u mbusha mirë me frymë e fillova”, rrëfen emocionet pas shfaqjes aktorja e madhe.

Pasi zëvendësoi vetëm pesë ditë para provave njërën nga aktoret e dorëhequra, Margarita Xhepa i vë vulën suksesit të dramës “Kush e solli Doruntinën”. Vepra e Ismail Kadaresë fundjavën që shkoi u ngjit në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës me regjinë e Laert Vasilit. Pa asnjë hezitim aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili ka telefonuar aktoren Margarita Xhepa. “Ndoshta nuk do të pranonte, sepse kishte refuzuar shumë role, ngaqë ishte dhe e sëmurë nga këmba, por unë nuk u stepa për t’i thënë ta luante Zonjën Mëmë, se e njoh mirë. Kam luajtur në skenë me të, kam luajtur djalin e saj”, u shpreh regjisori Laert Vasili. Ai mendon se “asnjë nuk e ka aristokracinë e Margarita Xhepës në skenë”.

Për aktoren Margarita Xhepa lidhja me personazhin, nënën e Doruntinës ka qenë një lidhje e fortë nostalgjike, që ka nisur me adhurimin që ka për autorin e veprës Ismail Kadare. Ndaj me këmbën e saj të sëmurë (shumë të sëmurë, saqë është në pritje të një operacioni) pranoi të luante rolin. Nuk i bëri zemra të thoshte “Jo”. E kush e harron sa zgjati suksesi me rolin e nënës së Doruntinës që luajti për dramën e regjisorit grek Sotiris Akxaqis në Athinë para 5 vitesh, i cili e kishte projektuar tragjedinë e Kostandinit dhe Doruntinës të luhej në 5 gjuhë të Ballkanit me aktorë nga të 5 vendet e tij.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin