Mariah Carey i refuzojnë kartën e
kreditit, "kapet" me menaxheren

Mariah Carey i refuzojnë kartën e<br />kreditit, "kapet" me menaxheren
Këngëtarja Mariah Carey ka kaluar në një moment mjaft të sikletshëm. Ajo ka qenë në një butik të Hollywood dhe është parë kur i është refuzuar karta e kreditit, një fyerje e vërtetë kjo për të.

Ajo ka folur më pas me menaxheren e dyqanit, ku pavarësisht këmbënguljes së saj, Mariah në fund është detyruar të paguaj me para në dorë.

Ka të ngjarë që problemi me kartën të ketë qenë një problem teknik, edhe pse kohët e fundit duket se ylli i Mariah-s është njollosur disi. Ajo ka anulluar dhe spostuar  disa data për turneun e saj me Lionel Richie, edhe pse ka shitur bileta me ulje çmimi.

Ndërkohë kohët e fundit, është kritikuar gjerësisht nga imediat, dhe disa punë të saj në biznes gjithashtu nuk kanë shkuar shumë mirë. Ylli Mariah vazhdon të thotë që “gjithçka shkon mirë” por duket se nuk është kështu.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët

Arrestimi i ultrasve për lidhjet mafioze, Inter dhe Milan mund të vendosen nën kontrollin e jashtëm! Takimet me futbollistët