Marianne Williamson shpall kandidaturën për presidente të SHBA-ve, kandidatja e parë demokrate që sfidon Joe Biden

Marianne Williamson shpall kandidaturën për presidente të SHBA-ve, kandidatja e parë demokrate që sfidon Joe Biden

Marianne Williamson

Shkrimtarja, Marianne Williamson, fushata e së cilës në Shtëpinë e Bardhë për vitin 2020 shfaqi thirrje të çuditshme për shërim shpirtëror sesa mbështetje reale të votuesve, nisi një tjetër ofertë për presidencën të shtunën, duke u bërë kandidatja e parë demokrate që sfidoi zyrtarisht Presidentin Joe Biden për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

"Unë, që nga sot, jam një kandidate për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara," tha ajo në një fillim fushate në Uashington.

Këshilltarja shpirtërore 70-vjeçare e dikurshme e Oprah Winfrey-t, duket se më shumë do të bëjë një opozitë simbolike duke treguar edhe njëherë sesa të bashkuar janë demokratët rreth Joe Biden.

Fushata e saj përfshin slogane si: “Një fillim i ri” dhe “Të trazojmë sistemin”. Ajo planifikon të bëjë fushatë në shtetet me votime të hershme në kalentarin zgjedhor për vitin 2024 duke përfshirë Nju Hemsher që kërcënon të sfidojë një plan të mbëshetur nga presidenti Biden dhe Kombiteti Kombëtar Demokratik që gara për nominimet të fillojë në Karolinën e Jugut.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim